Mulliri #progruas
Dyqanet “Mulliri Vjetër” kanë zgjedhur një mënyrë ndryshe për të shënuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Stafi i çdo dyqani ka vendosur të bëhet bashkë me arsyetimin e ndërgjegjësimit mbi diskriminimin, dhunën dhe trajtimin e padrejtë të gruas në shoqërinë shqiptare.
Edhe pse në kulturën tonë vërehet një diferencim i gjinisë mashkullore karshi asaj femërore, në kompaninë “Mulliri Vjetër”, ky dallim nuk ekziston. Gratë luajnë një rol kyç në mbarëvajtjen e punës.
Me punën tonë të përditshme ne kemi treguar më së miri se femra kryen detyra njësoj si meshkujt dhe kemi qenë ndër të parët në Shqipëri që në fushën tonë të shërbimit kemi futur këtë mentalitet.
8 Marsi është ditë e cila reflekton përparimin e grave, aktet e guximit dhe vendosmërinë e tyre.
Prej kohësh dyqanet “Mulliri Vjetër” janë shndërruar nga një njësi shërbimi, në një hapësirë civilizimi. Kjo edhe për shkak të statusit të femrës që është edhe fytyra e dyqanit, ndërsa shërbimi profesional i saj me siguri është fytyra e biznesit.
Mulliri është një hapësirë civilizimi brenda një territori të caktuar urban dhe kjo për rolin që luan e për funksionin shumëdimensional të strukturës së organizimit, ku jo në shumë pak raste kemi parë fushata bamirësie, atmosferë festash, kreativitet dhe një hapësirë shkëmbimi komode mes njërëzve.