Rreth nesh

DSC-9162

Fillojeni ditën tuaj me ne…

Kompania e kafes Mulliri Vjetër solli në Tiranë  konceptin  më të ri të kafeneve me hapjen e Mulliri  Plus COFFEE & KITCHEN.

I ndodhur shumë pranë qendrës së Tiranës , Mulliri Plus është vendi ideal për të shkuar për kafe dhe ushqim të shkëlqyer.

Koncepti i ri ofron  vlerësimin që kemi ne si kompani për të sjellë tek ju ushqime të përgatitura me shije e cilësi në një atmosferë relaksuese.
Kuzhinierët tanë të talentuar sjellin vitet e eksperiencës në kuzhinë me një stil unik  në përgatitjen e gatimeve. Ne krenohemi  duke përdorur në kuzhinë  përbërësit me cilësorë  për sanduiç dhe sallata, ushqime të nxehta dhe të ftohta, supa dhe pasta të freskëta.

Ne nuk jemi vetëm një tjetër coffee shop me një përzgjedhje të kafes  më të mirë, Mulliri Plus gjithashtu ofron një gamë të pijeve alkoolike si birra dhe verëra cilësore.
Qëllimi ynë i vetëm është që t’ju ofrojmë një përvojë të cilën  mund ta çmoni herë pas here.

Ne e ndërtuam Mulliri Plus  në mënyrë specifike për ju, kështu që ju mund të vini këtu me familjen, miqtë, kolegët tuaj , për tu ndjerë rehat dhe të relaksuar duke shijuar kafen më cilësore, ushqimet dhe pijet më të mira që keni shijuar ndonjëherë.

Një mirëseardhje e ngrohtë vjen nga  stafi ynë miqësor çdo ditë nga e hëna në të dielë prej orës 06:30 deri në orën  22:00.